Ish-kryeministri Sali Berisha, pavarësisht se është shpallur ‘non-grata’ nga SHBA, shprehet i prerë se në 10 shtator do të jetë i pranishëm në Kuvend. Mirëpo për avokat Spartak Ngjelën, kjo nuk do të ndodhë pasi legjislacioni shqiptar nuk e lejon një person të shpallur ‘non-grata’ që të jetë pjesë e Kuvendit.
“Është rast i rrallë të shpallet non grata një ish-kryeministër… Amerikanëve po nuk u jep rrezik për cënimin e sigurisë kombëtare, nuk e bëjnë këtë. Nga kjo kuptohet se ai ka shkelur rëndë, po se çfarë se dimë. Ata nuk flasin kot. Ky është një akt administrativ i dalë në Uashington.”, tha avokati.
Kabineti i ri qeveritar, Spartak Ngjela flet me emra dhe plas deklaratën e fortë: Ja si e eliminoi Rama rivalin e tij në PS! Ishte kandidat për kryeministër!
Ngjela u shpreh për ABC se lideri historik i PD duhej ta kishte çuar rastin në një gjykata federale amerikane dhe jo në Francë ku ai ka bërë padinë.
“Ne nuk dimë prova, por dimë që ata tërhiqen. Duke dalë “non grata”, nuk të le ligji shqiptar të jesh në parlament. Neni 2, pika 2 i ligjit për dekriminalizimin nuk ta lejon. Ligji shqiptar e ka.”, u shpreh Ngjela.
Berisha mund të jetë në Parlament të premten, por avokat Ngjela thotë se mbetet për t’u parë nëse mandati i tij do të certifikohet nga KQZ apo Komisioni i Mandateve.
“Të premten mund të jetë në Parlament ai. Kur të dalë KQZ dhe Komisioni i Mandateve do të shohim që e ndalon neni 2 pika 2 e ligjit, edhe Doshin me atë e hoqën.” , theksoi avokati.