Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani shprehet i revoltuar ndaj Lulzim Bashës, teksa komenton çështjen e shpalljes non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH.
Nëse duhet të përjashtohet apo jo Berisha nga partia, Ristani tha se Basha nuk ka vepruar asnjëherë si lider. Ai deklaroi se nga kreu i PD-së është e kotë të kërkosh zgjidhje të problemit.
Çfarë ndodhi? Këngëtarja Maya shpërthen në lot në mes të emisionit: Sa herë shoh tim bir, më..
“Shpallja e Berishës “non grata” nga DASH, ka qenë një ngjarje shumë e rëndë jo vetëm për zotin Berisha, por edhe për Partinë Demokratike. Kjo ngjarje do të kishte dy shtylla të zgjidhjes, zgjidhjen e dhënë nga vetë zoti Berisha dhe zgjidhja e dhënë nga zoti Basha.
Në të dy rastet do të kishim dy elementët kryesorë, interesat personale të zotit Berisha dhe interesat e PD-së dhe shqiptarëve. Për mendimin tim, interesat e PD-së dhe shqiptarëve prevalojnë. Zoti Berisha i dha zgjidhjen e vet kësaj çështjeje, duke deklaruar se do të vazhdojë betejën e tij personale. Zoti Basha, edhe ai e dha zgjidhjen e tij duke heshtur, që është tipike karakteristike e zotit Basha që asnjëherë nuk vepron si lider, nuk merr veprimet e duhura në kohën e duhur, por vepron si skuth natën, nuk i jep zgjidhje problemit.
Problemi donte përgjigje me “Po” ose “Jo”, duke e argumentuar, duke mbledhur forumet, duke parë interesin më të mirë të partisë.”, u shpreh Ristani.
Kur iu kërkua të bëjë një parashikim për fatin e PD-së nëse fjalët e ambasadës së SHBA-së nuk merren parasysh dhe Sali Berisha futet në Parlament, Arben Ristani u shpreh se opozita do të njohë vetëm izolim nga ndërkombëtarët.