Sali Berisha paralajmëroi që nesër do të jetë në Parlament, pavarësisht vendimit të Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar demokrat.
Berisha tha se Basha duhet të konsideronte 5 herë dorëheqjen, para se të vendoste përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.
“Berisha që ditën e parë ka ndjekur vetëm një qëllim. Kam ndjekur rrugën gjyqësore. Nuk i kam kërkuar kurrë ndihmë kryetarit. Ia kam bërë të qartë.
Ndihma më e madhe ka qenë që të kërkonte transparencë. Nuk kam kërkuar ndihmë përveç transparencës. Kam zgjedhur këtë qëndrim timin.
Dhe as nuk do i kërkoj kujt ndonjëherë. Kanë kërcënuar me çdo gjë. Më kanë kërcënuar edhe me fëmijët.
Do qëndroj në mbrojtje të sovranitetit të këtij vendi dhe PD.
Nesër do shkoj në parlament pa diskutim. Nuk ka asnjë lloj diskutimi. Në veprimin e tij, kryetari i PD shkelmoi parimet themelore.
PD-në e kanë themeluar studentët dhe intelektualët shqiptarë. Në kulmin e izolimit dhe rrethimit. Kanë vendosur parimin e interesit kombëtar”, tha ai.