Pas përjashtimit të Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, një ditë para seancës së parë plenare, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i atyre që u lënduan nga ky vendim i Lulzim Bashës dhe disa deputetëve të grupit.
Në muret e jashtme të selisë së PD-së, përballë derës kryesore shihet e varur një banderolë me mbishkrimin: Basha ik!
Kjo banderolë është vendosur nga militantë demokrat dhe simpatizantë të ish kreut të PD Sali Berisha, në shenjë përkrahje ndaj lideri historik i partisë së tyre.
Në po të njëjtën kohë, është njoftuar dhe një tubim ditën e sotme në orën 10.00, para nisjes së sesionit të parë parlamentarë të legjislaturës së re.
Mbrëmjen e djeshme, brenda selisë së PD pati debate të ashpra për vendimin nga ana e Lulzim Bashës të largimit nga grupi i Sali Berishës, i cili prej disa muajsh është shpallur “non grata” nga SHBA.
Berisha rrezikon dhe mandatin e deputetit, edhe pse ngul këmbë se do të futet në Parlament, ligji i dekriminalizimit e ndalon atë të bëj një gjë të tillë.
Shpallja “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i heq të drejtën Berishës të hyj në Kuvend. Nisja e sesionit të ri parlamentar, do të tregojë se çfarë fati do ketë mandati i Berishës, pasi pozicioni i tij në partinë që krijoi vetë tashmë është i qartë./Ekskluzive.al