Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori një vendim për të përjashtuar liderin historik dhe ish-kryeministrin, Sali Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Berisha ka komentuar edhe njëherë faktin se Basha ka marrë kërcënime për sanksione, gjë e cila nën presion e ka detyruar të përjashtojë Berishën nga grupi parlamentar i PD-së.
Berisha u shpreh se disa prej këtyre kërcënimeve ai i kishte hasur në kohën e ambasadorit Donald Lu, i cili i kishte dërguar një dosje me lidhjet e Lulzim Bashës me rusët:
“E di unë me siguri që ka pasur presione dhe ai për arsye të veta është dorëzuar. Ai duhet t’i parashikonte këto. Ju jeni të vetëdijshëm për një zinxhir qëndrimesh ndaj PD-së, duke filluar nga akuzat se ka marrë para nga rusët, por kjo nuk është absolutisht e vërtetë. Më ka ardhur një dosje nga ish-ambasadori amerikan Donald Du dhe i kam thënë se në të nuk ka absolutisht asnjë fakt që të vërtetojë lidhjet e Lulzim Bashës me financimin rus. E kam cilësuar vetëm si një shkrim absurd pa fakte atë dosje”, u shpreh ish-kryeministri.