Flamur Noka ka reaguar pas zërave se kishte pasur përleshje fizike mes tij dhe Lulzim Bashës.
“Ne detyrim ndaj demokrateve dhe opinionit publik ju bej me dije se ne mbledhjen e grupit parlammetar une mbrojta bindjen se PD duhet tu qendroje parimeve dhe vlerave te nje demokracie dhe te drejtave qe cdo individi ja percakton kushtetuta ..
Detyra e PD eshte te punoj pa reshtur te sqaroj aleatin tone strategjik rreth shpifjeve , trillimeve dhe sajesave qe Rama dhe Rilindja ju ka percjelle ne adrese te Sali Berishes….Vendimi mbi përjashtimin e Sali Berishës është perligjje e ketyre akuzave , dhe mohim i historisë te vet PD. Vendime të tilla nuk mund të merren nga 1 person, qoftë ky dhe Kryetari, por te pyeten institucionet e Partise dhe të shkohet në referendum me votën e anëtarësisë.
Siç e përmenda edhe në grup, këtë qendrim ia komunikova kryetarit Basha edhe në zyrën e tij pas berjes publik ne media te qendrimit te tij para mbledhjes. Çdo histori që e çon këtë bisedë tek banalitetet me sherre, është një shpifje e ulët dhe e neveris”, shkruan Noka.