Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës, i ka dalë në krah vjehrrit të tij, pasi Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së.
Ai shprehet se Berisha ka qenë hero i demokracisë, por tashmë po e shtyjnë të bëhet legjendë. Sipas tij, ish-kryeministri është burri më i ndershëm në këtë vend dhe për pasojë është i pashantazhueshëm.
“Berisha ka qene hero i democracise, tash po e shtyjne te behet legjende.
Se pa asnje pushtet mbi bote po sfidon kryediplomatin e botes ne gjyq dhe po deklarohet burrerisht kundra Soros qe ka fut ne xhep gjithe politikanj, media, ojq e dreqtesi.
Forcen me te madhe ka qe eshte vetvetja, burri me i ndershem ne kete vend dhe per pasoje i pashantazhueshem”, shkruan Malltezi, teksa poston foton e Berishës me ish-presidentin amerikan George Bush.a