Sali Berisha, pavarësisht se u përjashtua nga Partia Demokratike, ka shkuar sot në Kuvend. Ai ka mbledhur para Kuvendit nja 100 persona me në krye Sali Lushajn.
Berisha ka ndaluar para tyre dhe ka thënë se sot nis beteja e demokratëve.
“Sot nis beteja jonë kundër Bashës e Ramës, kundër pazareve të fëlliqura të lulëzim Bashës me Edi Ramën.
Demokratët do dalin më të fortë se kurrë nga kjo betejë”, tha ai.
“I vetmi që do të marrë përgjigjen që meriton është njeriu që shet PD me pazare të fëlliqura me Edi Ramën.
Lëvizja ime e radhës do të jetë një lëvizje statutore e tëra e bazuar në rivendosjen e legjitimitetin dhe sovranitetit të PD, të grabitur poshtërsisht në marrëveshjen Rama-Basha”, vijoi Berisha.
Berisha është nisur nga banesa e tij, dhe aty pritej poshtë nga dy deputetë të PD, Flamur Noka dhe Edi Paloka, besnikë të tij.