Shumë përkrahës të Sali Berishës janë paraqitur para derës së selisë së PD për t’i thënë dy fjalë liderit Lulzim Basha, që përjashtoi liderin historik nga grupi parlamentar.
Simpatizantët ndoshta janë dërguar para selisë demokratike prej Berishës, por fjalët e drejtuara tek Lulzim Basha kanë qenë tepër ofenduese, me një fjalor goxha të rëndë.