Sali Berisha, një ditë pasi u përjashtua nga grupi parlamentar i PD, mbërriti në Kuvend i shoqëruar nga 3 deputetë, Tritan Shehu, Flamur Noka dhe Edi Paloka.
Pas hyrjes në senacën e parë plenare të kësaj legjislature, Berisha u shpreh se në Kuvend do të ulet si deputet i pavarur.
Ajo çfarë u vu re, se Berisha është ulur në rreshtin e parafundit të sallës, prapa kurrizit të demokratëve dhe jo në karrigen ku ulej gjithmonë si pjesë e grupit të PD.
Demokratët e drejtuar nga Lulzim Basha nuk ia ruajtën karrigen këtë seancë ish liderit të PD, madje të gjithë i kthyen kurrizin dhe u nisën krahë Bashës në Kuvend.
Mirëpo ajo që ra në sy, është fakti se Berisha u ul në një rresht me Monika Kryemadhin, teksa në mes i ndante deputeti demokrat Tritan Shehu.
Siç dihet Monika Kryemadhi nuk formon dot grup parlamentar me 3 deputetët e saj fitues nga zgjedhjet e Prill 2021, por mos ndoshta ulja e tyre afër, paralajmëron një bashkim të Berishës dhe deputetët që e ndjekin me ato të Kryemadhit?/Eksluzive.al