Ish- kandidati për deputet i PD, Indrit Hoxha ka komentuar vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Beri9sha nga grupi parlamentar i PD-së.
Në një intervistë për Fax, Hoxha tha se tashmë është bërë përçarja e PD-së në dy kampe dhe kjo gjë ndodhi pikërisht nga Basha i cili mori një vendim personal pa pyetur askënd tjetër brenda partisë.
Më tej, Hoxha shton se Basha ka probleme të vetat me SHBA-në dhe mund ta ketë përdorur për të bërë një lloj pazari teksa shtoi se kryedemokrati nuk mund të shkelte në Amerikë prej 4 vitesh për shkak të parave që ka marrë prej lobimeve ruse.
“Basha ka kërkuar masa sigurie për të mbrojtur jetën e tij”/ Trondit Frrok Çupi me deklaratën pas përjashtimit të Sali Berishës nga PD
“Cila është pjesa më sensuale e trupit tënd që i tërbon meshkujt?”/ Konkurrentja e re e ‘Përputhen’ ngrihet në këmbë dhe i lë të gjithë pa fjalë (VIDEO)
“Gjithnjë e më shumë po kapet nga Rama”, Fatos Lubonja nxjerr prapaskenat dhe paralajmëron zhvillimet e rëndësishme: Berisha të largohej që në ’97-ën! Ja ç’duhet të bëjë Basha!
“Deri dje kishim Sali Berishën dhe nga ana tjetër Gazi dhe Lulin. Njerëzit do zgjedhin ose do shkojnë me Berishën që i çoi drejt fitoreve, ose me Lulin dhe Bardhin që vetëm kanë sjellë humbje. Mund të kemi një thirrje të jashtëzakonshme të Kuvendit për të shkakruar kryetarin.
Procesi i zgjedhjes së kryetarit të PD ishte shumë i nxituar dhe me mjaft probleme. Unë ftoj DASH që të parashtrojë të gjithë faktet dhe provat lidhur me shkeljet e Sali Berishës.
Basha ka 5 vite që nuk shkel në Amerikë, është i shpallur non-grata në Amerikë për lekët e marra nga rusët në 2017. Kush ka qenë presioni i madh që i është bërë nga SHBA? Çfarë pazari ka bërë zoti Basha në kurriz të demokratëve? Shihni bizneset e familjes Basha, vetëm aty ka rritje të punonjësve.”, u shpreh Hoxha.