Përçahet aleanca PD – LSI.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka votuar për kryetarin e ri të Kuvendit, që në këtë rast si propozim i mazhorancës është përzgjedhur Lindita Nikolla.
Ndryshe nga deputetët e PD, përfshirë edhe kryetarin Basha, të cilët kanë preferuar të grisin fletët e votimit dhe më pas e kanë hedhur në tokë pranë kutisë, Kryemadhi ka marrë fletën e votimit dhe ka votuar në dhomën e fshehtë.
Kjo ishte si sfidë ndaj Lulzim Bashës dhe siç po duket Kryemadhi do jetë palë kundërshtare me grupimin Basha, sepse largimi i pikës së dobët të bashkëshortit të saj Ilir Meta, do e bëjë edhe Monikën armike me Lyli Bashën