Lulzim Basha ka marrë një nga vendimet më të vështira dhe të rrezikshme në karrierën e tij politike, duke përjashtuar Sali Berishën nga partia, në zbatim të një ultimatumi amerikan të lëshuar në fund të muajt Korrik.
Ashtu siç edhe pritej, vendimi i Bashës ka shkaktuar zemërim dhe tërbim tek Sali Berisha, familja dhe rrethi i tij politik, financiar dhe kriminal. U deshën vetëm disa minuta pas vendimit të Bashës që Berisha të shpërthente ndaj tij, duke e akuzuar për tradhti, shitje, dorëzim të sovranitetit te amerikanët, për pazare me Edi Ramën dhe Soros. Në sulm ndaj Bashës është hedhur i gjithë rrethi familjar dhe mediatik i Berishës.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
-Lexo edhe:
Urdhri amerikan/ Pas dëbimit të Berishës nga PD-ja, Basha zyrtarizon ndarjen edhe nga Ilir Meta, ja pse është zverdhur Edi Rama
Fundoset ‘doktori’! Rama injoron ‘zhurmën’ për Berishën, premton bashkëpunim me Bashën
Sulmi tregon se ndarja nga Berisha nuk është një teatër, por një përpjekje për një ndarje të vërtetë dhe të dhimbshme. Një ditë pas vendimit të ndarjes nga Berisha, paraditen e sotme, Lulzim Basha u përball me protesta, sharje dhe pështyma në oborrin e selisë blu. Rreziku edhe për një sulm fizik ishte i madh. Por, më shumë se sa nga një agresion fizik në rrugë nga fanatikë të Berishës, Lulzim Basha tashmë rrezikohet nga Sali Berisha, i cili për 30 vite me radhë ka eliminuar kundërshtarët në parti nga Azem Hajdari deri tek Sokol Olldashi.
Nga pasditja e djeshme, Lulzim Basha konsiderohet armiku dhe tradhtari më i madh i familjes Berisha. Agjencitë informative të huaja dhe vendase kanë shtuar vegjilencën rreth lëvizjeve të Berishës, në kuadër të masave të sigurisë për jetën e Lulzim Bashës. Struktura vendase me persona të infiltruar po mbajnë nën monitorim çdo lëvizje të rrethit të krimeve të Sali Berishës.
Nën vëzhgim janë personazhe që dyshohen se kanë kryer krime politike në të kaluarën për llogari të Berishës. Këta njerëz njihen edhe si sektori i eliminimit fizik në forma nga më të pabesueshmet. Rreth banesave ku jeton Lulzim Basha janë shtuar rojet e sigurisë. Gjithashtu ka një përforcim të strukturës së caktuar për ruajtjen e Lulzim Bashës. Krahas njerëzve të organeve shtetërore, Basha ka angazhuar edhe njerëz privatë të besuar për rritjen e sigurisë, për një periudhë të pacaktuar kohore. Në vijim pritet që familja Berisha dhe grupi i saj të marrin një mesazh përvëlues nga SHBA./Pamfleti