Kreu i delegacionit të BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca ka uruar anëtarët e rinj të parlamentit shqiptar dhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, pak orë pas betimit të tyre në Kuvend.
Në një postim në Twitter, Soreca këkron nga palët bashkëpunim për të çuar përpara reformat e integrimit.
“Urime anëtarëve të Kuvendit të ri shqiptar dhe kryetares së re Lindita Nikolla. Roli i Parlamentit është kyç për pranimin në Bashkimin Europian.
Ne presim që të gjithë anëtarët e Parlamentit të bashkëpunojnë dhe të çojnë përpara integrimin, një përparësi gjithëpërfshirëse për njerëzit”, shkruan Soreca.