Ish-kryeministri Sali Berisha, për analistin Frrok Çupi, është e keqja e kombit duke deklaruar se dhe vetë ai është një ‘viktimë’ e gjallë e ish-udhëheqësit.
“Unë jam një nga viktimat e gjalla të Sali Berishës. Të tjerët nuk janë të gjallë. Janë kontributorë, sa Sali Berisha, ose në momente të caktuara shumë herë më shumë se ai, por kur iu them se nuk më vjen mirë për asgjë të keqe të Sali Berishës.
Më vjen mirë kur kombi im shpëton nga thundra të tilla, siç është Enver Hoxha, Sali Berisha, Millosheviçi. Këta janë një rracë që e dhunojnë kombin e tyre”, tha Çupi në Vizion Plus.