Sabrina Benga është 31-vjeçarja në foto e cila u ekzektua me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj.
Elton Metaj është autori i vrasjes së ndodhur në Zhupan të Fierit mbrëmjen e djeshme. Ai ekzekutoi me armë zjarri automatik ish-bashkëshorten e tij Sabrina Benga, e cila prej një viti jetonte tek prindërit e saj.
Metaj ishte person me precedentë penalë, pasi ishte burgosur për disa akuza: “Armëmbajtja pa leje” , “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje”.
Metaj ekzekutoi me armë zjarri mbrëmjen e djeshme ish-bashkëshorten e tij, Sabrina Bengaj. Autori i ngjarjes shkoi në banesën e prindërve të së ndjerës në fshatin Zhupan të Fierit, për të kërkuar një ribashkim me ish-bashkëshorten. Duke u gjendur përballë refuzimit të saj, ai e qëlloi me armë zjarri duke e lënë të vdekur. Çifti ishin prindër të një vajze 3-vjeçare.