Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot sulmin e 20 vjetëve më parë në SHBA. Përmes një fotoje Rama shkruan se kjo ditë është më e zeza në historinë e SHBA-së duke mbetur si një ditë kujtese dhe vetëdije e botës demokratike.
“20 vjet më parë, 11 shtatori hyri në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij, Amerikën, mu në zemrën e saj. Sot e përgjithmonë, 11 shtatori do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë”, shkruan Rama.