Largimin nga grupi parlamentar i PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar një vendim personal të kryedemokratit Lulzim Basha dhe një vendim të pavlefshëm.
Por, në vitin 2006, Sali Berisha ka përjashtuar Spartak Ngjelën për shkak të kritikave ndaj lidershipit.
Në emisionin “Zonë e lirë” i pyetur për këtë çështje, Berisha deklaroi se e ka larguar me vendim dhe votim të kryesisë.
Sipas tij, Ngjela ka regjistruar kryeministrin. Berisha thotë se Ngjelën mund ta dërgonte aty ku e kishte vendin, pra për të mbajtur përgjegjësi penale.
Pyetje: Ngjelën e ngritë juve?
Berisha: E kam hequr përmes kryesisë. Ngjelën unë mund ta dërgoja aty ku e kishte vendin, pasi kishte regjistruar kryeministrin. Ishte një veprim i pjesshëm. Ngjela u shndërrua në çimkë.