Para pak minutash ka përfunduar takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me kryetarët e degëve të PD-së në të gjithë vendin, të cilëve iu ka shpjeguar sot vendimin e marrë për ish-kryeministrin Sali Berisha të cilin e largoi nga grupi parlamentar.
Mësohet se Basha ka kërkuar që kryetarët e degëve të kishin celularët e tyre të fikur me qëllim shmangien e çdo mundësie që informacionet të rrjedhin në media. Duket se Basha ka përmendur si argumente për përjashtimin e Berishës edhe prova që dyshohet se mund ti kenë ardhur më herët nga amerikanët. Por ky është një nga informacionet, duke e futur Bashën në lojën e tij të përhershme…mashtrimin
Burime kofidenciale, kanë deklaruar, se Basha duke qenë se i trembej një proteste masive nga militantët e rretheve, u ka shpjeguar kryetarëve të degëve, se si ishte e vërteta e lergimit të Sali Beerishës nga grupi parlamentarë i PD-së.
Ai i ka bindur se ishte kërkesa e vet Berishës për këtë manovër pas 3 orë bisede më të një ditë përpara vendimit, në zyrën e kryetarit “de fakto”. Se sa është e vertetë këtë duhet të i’a lëmë kohës, por a do e hanë apo jo amerikanët këtë intrigë të sajuar nga grupi Berisha-Bash,a do e marrim shumë shpejt përgjigjien. /Ekskluzive.al