Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur ditën e sotme në Shqipëri Ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Princi Faisa Bin Farhan. Rama u shpreh se ka qenë princi ai i cili ka mbajtur të gjallë bashkëpunimin dhe komunikimin mes dy vendeve dhe gjatë periudhës së Covid.
Ndër të tjera, Rama tha se së shpejti do të mbledhin Komitetin e Përbashkët që në fokus ka bashkëpunimin ekonomik të dy vendeve.
“Ka qënë ai që e ka mbajtur gjallë bashkëpunimin dhe komunikimin në kushtet kur për shkak të pandemisë, kontaktet u vështirësuan shumë. Kjo vizitë është një shenjë e drejtëpërdrejte që gatishmeria dhe dëshira e miqve tanë sauditë për të thelluar bashkëpunimin me Shqipërinë është e madhe, ndërkohë që bashkë ne ndajme dhe kënaqsinë që numri i vizitorëve nga Arabia Saudite ka qënë i madh.
Falë nxitjes që vetë princi i kurorës dhe Arabia i kanë bërë kësaj marrëdhënie. Ne jemi shpresplotë, që kjo vizitë është hapja e një kapitulli vizitash.Ramë dakord për të mbledhur Komitetin e Përbashkët, që u mblodh në 2019, për të adresuar prioritetet për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.
Sot unë ia ripërsërita, ministrit për të pritur këtu princin e kurorës, kjo lidhet me lëvizjet e princit në kushtet kur vigjilenca ndaj Covid është e lartë, e falenderova për ndihmën e vazhdueshme që Arabia Sauidite i ka dhënë Shqipërisë, sidomos kur kemi pasur më shumë nevojë. Besoj se tanimë jemi në kushtet kur mund të shohim me optimizëm, mundësitë e investimeve.
Ramë dakord për të mbldhur sa më parë komitetin e përbashkët, për të adresuar prioritetet në thellim të bashkëpunimit ekonomik. Ndame ide për nismën madhështore të Arabisë Saudite për rritjen e përmasës së gjelbërt të të gjithë Lindjes së Mesme, përmes projektit të mbjelljes së 50 miliard pemëve, ne do të ishim shumë të lumtur të ishim pjesë e kësaj nisme. E fundit dua ta ritheksoj që Arabia Saudite e ka njohur Kosovën dhe ka qënë një nga mbështetëset e rëndësishme, patjetër që zëri i Arabisë është me shumë peshë dhe ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me ministrin”, u shpreh Rama.