Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj e ka konsideruar një vendim të vështirë por të drejtë përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD.
Gjekmarkaj tha në news 24 se me këtë vendim Basha i ka çliruar nga një përgjegjësi e madhe të gjitha strukturat e PD.
Sipas tij nëse Basha nuk do ta bënte një gjë të tillë PD rrezikonte të shpallej një organizatë e padëshiruar nga SHBA.
“Nuk e teproj nëse them se kur Basha shpalli këtë vendim ngjante me nje personazh tragjik.
Une e kam pritur me trishtim të madh.
Edhe vetë zoti Basha e ka pritur me trishtim të madh. Procedura e ndjekur linte për të dëshiruar, por nëse do të votohej të gjithë do të votonin kundër nga nderimi dhe roli në historinë e Shqipërisë. Berisha i ka bërë nderime shumë të vyera vendit.
Është një vendim i vështirë i marrë nga Basha. Ky vendim i ka shmangur deputetëve, i ka çliruar ata nga një përgjegjësi. Basha kishte dy rrugë: ose të bënte merrte këtë vendim ose të jepte dorëheqjen duke futur.
PD ishte në diktat. Nëse dorëhiqej Basha vinte një tjetër duke u rrezikuar të shpallej një organizatë e padëshiruar. Është e pamundur të vish në pushtet me përplasje me Amerikën. Ishte një rrugë pa shteg, e vetmja.
PD do të hynte në një krizë dhe përplasje me SHBA-në që e rritën presionin ndaj PD-së. Ata lanë një ultimatum në zyrën e liderit demokrat. Ishte gabim, por ishte gabimi i duhur.
Nuk mendoj që e ka bërë për interesa personale pasi vetë ai e mbështeti në 2-13-ën, në 2017-ën dhe 2021-shin.
Është një vendim që e ka marrë një vend i huaj. Mua më dhemb si vendim”- tha ai.