Në 11 shtator, presidenti i atëhershëm amerikan, George W. Bush, njoftohet për atentatet në Nju Jork teksa gjendet në një takim në një shkollë fillore në Florida, duke i treguar fëmijëve një përrallë.
Hutimi i tij në ato momente, aq sa filloi të mbante librin e tregimeve mbrapssh, mbeti si pamje ikonike e papërgatitjes së administratës amerikane përballë asaj dite të paharrueshme.
Sot ish-presidenti republikan që filloi luftën në Afganistan, çështje e mbyllur vetëm pak ditë më parë nga Joe Biden, ishe i pranishëm në ceremoninë përkujtimore për viktimat e avionit 93, i katërti i 11 shtatorit, i cili nuk mbërriti të godiste Shtëpinë e Bardhë falë rebelimit të pasagjerëve.
“Njëzet vite më parë, ne të gjithë gjendeshim në vende të ndryshme, por në një moment kuptuam se gjithçka do të ndryshonte përgjithmonë. Bota gumëzhinte me sirena dhe masakra, më pas u zëvendësua me heshtje, dhe me zëra që do të na mungonin dhe nuk do të dëgjonim më. Ishte gjithçka shokuese, përjetuam kurajën e të keqes dhe heroizmin që iu përball”, ishin fjalët e tij.
Por Bush Jr. Nuk mungoi të tërhiqte vëmendjen nga e kaluara tek situata e tashme. “Javët dhe muajt që pasuan 11 shtatorin isha krenar për faktin që drejtoja një popull të bashkuar. Por kur flasim për solidaritet, sot ato ditë duken të largëta.
Forca të errëta duket sikur po punojnë për të shndërruar çdo mosmarrëveshje në një konflikt, dhe çdo konflikt në një përballje kulturash. Pjesë e politikës tonë është shndërruar në një ndjellës urrejtje frike dhe mërie. Amerika që unë njoh është ajo që i dha dorën tjetrit për të shkuar në një drejtim të përbashkët”, deklaroi ish-presidenti amerikan.