Pas tre ndeshjeve tejet pozitive me Kombëtaren shqiptare, Berat Gjimshiti është kthyer në Itali për të veshur përsëri fanellën e Atalantës. Nuk ka vonuar shumë dhe që në minutën e 10 të takimit mbrojtësi shqiptar gjen menjëherë golin kundër Fiorentinës.
Festa e madhe shpërthen në stadium, por është VAR-i ai që e ndal shpejt buzëqeshjen në fytyrën e Gjimshitit dhe të tifozëve të pranishëm.
Pas rishikimit të pamjeve, arbitri kryesor i ndeshjes anullon golin e lojtarit të Kombëtares kuqezi, duke akorduar pozicion jashtë loje të një prej lojtarëve të tjerë të Atalantës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/