Një i ri shqiptar është aksidentuar dhe ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Mediat gjermane shkruajnë se 23-vjeçari nga Mitrovica ka humbur kontrollin e makinës me të cilën po udhëtonte dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse të një rruge.
Ai banonte në Regensburg, zonë ku dhe u aksidentua me mjetin e tij që dol nga korsia për arsye që ende nuk dihen. Paraprakisht është raportuar se i riu shqiptar po udhëtonte me një shpejtësi shumë të lartë.
Madje policia shton se fakti që ai nuk mbante rrip sigurimi, i ka marrë jetën. Trupi i të riut është gjetur jashtë makinës.