Nga Akil Ylli
Titulli i shkrimit, ne fakt, nuk eshte dhe fort i gjetur, edhe pse nje fare ngjashmeri me Lulashin e ka. Besoj, qe i ndjeri Marko Giugno Bruto, politikani, filozofi, dhe oratori i shquar romak, e kupton me s’miri, qe njehsimi ne dukje me nje krijes kot, pa fe yndyret, ka veç efekt letrar. E kam vu ne thojza, è! Me ndje o Ilustre Senatore!
E bere kete sqarim, jo vetem per t’mos ndotur figuren e te ndjerit, por edhe qe mos te keqkuptohet ndokush, qe po flitet per personalitete te krahasueshme. Nuk kane asnje pike te perbashket. Njeri zorraxhi, hajvan, i pa burre, hajdut, rrencak, batakçi, sharlatan, ndersa tjetri qytetar i ndritur, idealist i madh e intelektual i shquar. Novae excusationis!
Eshte hera e pare, qe ndjej nje fare keqardhje per Qoftlargun, ne aspektin uman. Nuk ma rrokte mendja, qe do te vinte nje dite, qe Lulashi do te arrinte deri atje, sa te ndermerte inisiativen, te perjashtonte Berishen nga grupi parlamentare. Ata kane qene bythe e kry bashke, siç themi ne andej nga Shkodra. Jane si hallkat e zinxhirit. Rrokullima e njerit, merr me vete dhe tjetrin. Ma pare kisha me besu predikimet e Cakes e broçkullat e prof Tupjes, se Lulashi te bente kete hata!
Lulashi me kete veprim, deshmoj se eshte modeli i burracakut te ndyr, egzemplare i shkerdhatacionit njerzore. Nje krijese qe te ngjall krupen. Sepse Lulashi nuk ndryshon aspak nga mentori i tij kriminel. Te dy per 15 vjet, ne bashkpunim te plote, ja u kane nxire jeten shqiptareve. I ropen familjarisht sa munden, i vrane pa meshire, rrenuan ekonomin si mos me keq, shkaterruan drejtesine ne themel. Shkuan deri atje, sa trojet e Atdheut, i kembyen me nje grusht interesash politike personale.
Ndryshim qe kane, ka te beje me vitet e ushtrimit te poshtersise. Lulashi eshte defiçitare ne kete veshtrim, jo per mungese vullneti, por per shkaqe anagrafe!
Gjen pak e aspak politikane te larte e regjime, qe nuk kane dy faqe ne medalje. Edhe regjimet komuniste, qe kerkonin te ndertonin socializmin, i kane dy faqe. Njera ajo e represionit, e tjera, ajo idealiste, ku pasqyrohet makina e revolucionit, qe s’do s’kishte zot, me ja ndal turrin e ndryshimit. Por me kalimin kohes, ngaqe teorikisht e teknikisht e kishin dizenjuar gabim, plasen difektet, deri sa mbeti batall, n’mes te rruges. Per kompesim, s’ju mbeti gja tjeter, veç me shtu dozen e dajakut. Valoj huni, si n’Karadak!
Edhe dyshja jone e ka medaijen, dhe si çdo medalje, detyrimisht i ka te dyja anet, por jane pa faqe. Te dyja nxijne sterre, per ibret! S’kane asnje ndryshim, ngado ti sjellesh!
Prandaj perpjekjet e Lulashit, per te dale i shplare nga ai tunel menxyrash, ne nje fare menyre, te nxit, ndigjoni, ndigjoni, nje fare meshire, ndaj maestros se tij.
Berisha e ka pasur Lulshin, edhe leve edhe flamur. A ka derguar aty ku i nevojitej, por dhe e ka mbrojtur deri ne fund, me dhembe e me thonje. Ne menyre demostrative, ka marre persiper, çdo krim qe ka lene pas, ne çdo institucion qe ka drejtuar. Aq e felliqur eshte kjo i histori, saqe je i shtrenguar, qe noten e simpatis, te ja japesh Qoftlargut. Allah, Allah!
Po a paraqet ndonje evolucion, ky konfiguracion i ri, ne panoramen politike shqiptare ne pergjithsi dhe ne ate te opozites ne veçanti. M’falni per shprehjen: Nje m.t te madh!
Mjafton te shohesh broçkullat, qe u sirviren si arsyetime per marrjen e vendimit nga Lulashi, e reagimet çoroditse te Berishes, per ta ngjyrosur tabllone, me tone qesharake. Lulashi, dhe pse pak me pare, si historian mejhanesh, ishte betuar se nuk e vriste dot babain politik, per shkak te tradites se te djathtes, nuk vonoj te kaperdije zbulimin historik, dhe njoftoj “vrasjen e te atit”, per te miren e tij dhe te familjes. Ooooh, çfare qefit! Ralle te vrarit, i rezervohet ky soj fatit!
Ndersa Berisha, perjashto lajthitjet qe burojne prej çoroditjes psiqike, kishte gjithe te drejten te reagonte me perbuzje. Ishte krejt me vend indinjimi i tij, kur u shpreh, “qe me pare Lulashi duhej te jepte 10 here doreheqje, se te ndermende ate veprim”. Per here te pare me duhet ta pranoj, se nuk i bjen fjale ne toke!
Ishte ai, qe me sygjerimin e se bijes, e futi Lulashin nga dera e pasme e Shqupit, duke e piketuar si dylerin e tij politik. Te gjithe jeten, si ajo ne perralla, qe perjeton Lulashi, ja ka siguruar Berisha. Ai e vuri mbi kurriz, dhe per 15 vjet, i dha kenaqesine, ta shijonte parajsen.
Aq shume e ka llastuar Luashin, sa ai, nuk ngurron ta quaj reagimin e Berishes, si autor i “infarktit” te dyte shpirteror, pas atij qe mori, nga shpallja e vendimit. Lulashi don edhe me t’rrahe, edhe mos me t’lane me qa! Ca s’ndin Dreqi!
Nuk egziston asnje lloj asyetimit, qe mund te jutifikoje, heshtjen e Berishes. Eshte apsurde te mendosh, qe dikush te te mbaje kalikiç per vite me radhe, dhe pastaj nje dite te bukur, kur barra ja fute tane forcen sa krahi, te pretendoj qe bartesi, mos te bertase: Ooohh!
Perfundimisht, nga kjo çfaqje karnevaleske, ajo qe fitojne shqiptaret, jane ca buzqeshje me shume, ose doza plus neverie, ne vartesi te ndjesis personale. Sidoqe te perfundoje perpasja ndermjet tyre, opozita z’del dot nga humnera. Si njeri dhe tjetri, nuk sjellin asge te re. Jane e njejta marke. Kesaj i thone: Hiqja Lens e futja Prens!