Në 23 vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, liderit të parë të PD-së, ish deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, për fatin e keq, vijmë me një hetim të kësaj çështje të deformuar dhe të papërfunduar, vijmë me një rigjykim të nisur, por të pabitisur.
Shqiptarët tashmë kanë mësuar se e vërteta e vrasjes së Azem Hajdarit nuk u zbardh dot gjatë viteve 1998-2000 kur kjo çështje u hetua dhe u gjykua.
Mos zbardhja e saj atëherë pati si protagonist kryesor Sali Berishën, i cili në atë kohë po dhe po, por më shumë edhe në këtë kohë, nuk do kurrsesi të zbardhet kjo e vërtetë, e cila e vret rëndë dhe përfundimisht Sali Berishën, si moralisht, politikisht, por edhe penalisht.
Nëse nuk do të donte Sali Berisha, edhe sot e kësaj dite Azem Hajdari do të ishte gjallë. Sali Berisha e donte të vdekur Azem Hajdarin, dhe ashtu siç përfitoi, duke ardhur në pushtet 3 vjet para se t’u mbaronte mandati forcës politike që fitoi zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë në 31 mars 1991, duke organizuar vrasjen e Arben Brocit dhe 3 të tjerëve në 2 prill 1991 në Shkodër, ashtu i duhesh i vrarë edhe Azem Hajdari, me qëllim që të hakmerrej në mënyrë primitive kundër shqiptarëve që e rrëzuan nga pushteti në qershorin e vitit 1997.
Sali Berishës i duhej grushti i shtetit i 14 shtatorit 1998 dhe mëndja e tij e mbrapësht i punoi si me protestat në rrugë kundër Qeverisë Nano, pas arrestimit të të Gjashtëve të PD-së, ashtu dhe me shfrytëzimin perfekt kriminal që i bëri ngjarjes rastësore të 12 shtatorit 1998.
Fatmir Haklaj dhe Jaho Mulosmani në datën 11 shtator 1998 nuk erdhën në Tiranë për të vrarë Azem Hajdarin. Kjo gjë nuk i kishte shkuar kurrë në mënd Fatmir Haklaj, aq më pak Jaho Mulosmanit.
Fatmir Haklaj erdhi në Tiranë pasi babai i tij Muharrem Haklaj, pas takimit që kishte patur me Azem Hajdarin, në selinë e PD-së, dhe pasi ai ishte bindur përfundimisht se vrasësi i djalit të tij Shkëlqim Haklaj, nuk ishte Azem Hajdari, por Sali Berisha.
Fatmir Haklaj erdhi në Tiranë të merrte provën kryesore dhe më të rëndësishme që zbulonte urdhëruesin e vrasjes së vëllait të tij Shkëlqim Haklaj, siç ishte kaseta e rregjistruar në mitingun e Tropojës, ku Sali Berisha, me zë dhe me figurë u dha bashkëpunëtorëve të tij urdhërin e prerë: “Shkëlqim Haklaj e dua të gjallë ose të vdekur në Tiranë”.
Ekzistencën e kësaj prove të rëndësishme dhe vendndodhjen e saj Muharrem Haklajt ia bëri me dije Azem Hajdari në fund të bisedës zakonore të bërë mes tyre në zyrën e Azem Hajdarit.
Këtë provë të rëndësishme e kishte në duar Dem Dollapi, ish shoferi i Fatmir Haklaj, por që më pas ishte bërë “ithtar” i Sali Berishës.
Fatmir Haklaj dhe Jaho Mulosmani ishin duke pritur Dem Dollapin para Selisë së PD-së.
Mbesa e Sali Berishës, e cila ishte e para që pa dhe njohu Fatmir Haklaj dhe Jaho Mulosmani në autoveturën me targa të Vlorës, e vuri në dijeni atë për këtë fakt.
Pikërisht në këtë moment Sali Berisha, meqënëse i vajti në duar “rastësia e artë” e shfrytëzoi atë maksimalisht me një organizim perfekt, me qëllim që prej saj të realizonte të gjitha përfitimet e mundëshme.
Në vend që Sali Berisha të njoftonte ministrin e brendshme Perikli Teta dhe Policinë e Shtetit për këtë makinë misterioze dhe tre personat e armatosur brenda saj, midis të cilëve dy të njohurit prej tij, Fatmir Haklaj dhe Jaho Mulosmani, ai mori disa herë në telefon Azem Hajdarin, i cili ndodhej në një takim pune në Fier, duke i kërkuar të vinte me urgjencë në zyrën e tij në Tiranë.
Sali Berisha nuk mund të pajtohej kurrë me takimin që Azem Hajdari kishte bërë me Muharrem Haklaj. Ai, posaçërisht pasi Muharrem Haklaj u nda nga Azem Hajdari pas bisedës në zyrën e tij dhe nuk denjoi të kërkonte takim edhe me Sali Berishën, kuptoi që Azem Hajdari “e kishte shitur”.
Nga ana tjetër, Sali Berisha, pas ikjes me turp nga pushteti, ishte i bindur që Azem Hajdari dhe të tjerët, nuk do e linin më në krye të PD-së. Nuk do e linin më sepse shkaku i parë dhe i fundit që PD dorëzoi pushtetin në mënyrë të turpshme më pak se një viti “të fitores” së mandatit të dytë në rrugë kriminale, ishte pikërisht Sali Berisha. Dhe Azem Hajdari me të tjerët nuk mund t’a linte më PD në duartë e Sali Berishës. Pra Sali Berisha e shikonte Azem Hajdarin si rivalin e vetëm të tij.
Më në fund, ëndrra e Berishës për të riardhur në pushtet, ishte vetëm me një grusht shteti. Por grushti i shtetit që të bëhej donte një ngjarje madhore kundër Qeverisë Nano, dhe ngjarje më të rëndë sesa të vritej Azem Hajdari, nuk kishte.
Kjo ishte arsyeja që Sali Berisha, sapo erdhi Azem Hajdari në Tiranë, e thirri në zyrën e tij dhe e nxorri në pritë para Fatmir Haklaj, duke i thënë “shko menjëherë dhe merru vesh me ta”!
Sali Berisha, nëse nuk do të ishte i interesuar të vritej Azem Hajdari, në radhë të parë, nuk kishte përse t’a thërriste atë të kthehej nga Fieri.
Në radhë të dytë, mirë që Sali Berisha nuk njoftoi ministrin e brendshëm dhe Policinë e Shtetit për t’u marrë me të dyshimtit Fatmir Haklaj dhe Jaho Mulosmani, por përse nxorri Azem Hajdarin të merrej me t’a, në një kohë që këtë gjë shumë herë më mirë mund t’a bënin badigardët e tij dhe të Azem Hajdarit?! Përse nuk nxorri ata që kur u konstatua ky fakt, por priti derisa i erdhi në zyrë Azem Hajdari?!
Sali Berisha, pas vrasjes së Azem Hajdarit mori nën kontroll gjithë hetimin e ngjarjes sipas alibisë që do të justifikonin grushtin e shtetit. Hetimet e kësaj ngjarje u bënë në zyrën e Sali Berishës dhe sipas skemës së përgatitur prej tij. Dëshmitarët okular Zenel Neza dhe Sali Lusha i thanë Sali Berishës që Azem Hajdari shkoi i armatosur me pistolet në dorë te Fatmir Haklaj dhe Fatmir Haklaj e vrau Azem Hajdarin, për t’i dhënë kësaj ngjarje motivet e vrasjes politike nga shteti, Sali Berisha akuzoi vetëm Jaho Mulosmanin, vetëm dhe pse ishte funksionar në Policinë e Tropojës, duke e shmangur vrasësin e vërtetë Fatmir Haklaj.
Fakti që nën presionin dhe ndikimin e drejtpërdrejtë të Sali Berishës nuk u bë autopsia e Azem Hajdarit, u largua nga Shqipëria dëshmitari okular Zenel Neza, u akuzua padrejtësisht Izet Haxhia, fakti që Sali Berisha nuk shkoi as në prokurori dhe as në Gjykatë të jepte dëshminë e tij për këtë ngjarje të rëndë, madje nuk la gurë pa lëvizur dhe mjetë korruptiv pa përdorur, për të mos shkuar para drejtësisë për të dëshmuar rreth fakteve që dinte, flasin qartë dhe hapur për rolin e tij kryesor, si organizator me ndikim të madh direkt dhe indirekt në vrasjen e Azem Hajdarit, për më shumë që roli i tij si “hijeks”, si nxjerrës në prit të Azem Hajdarit për t’a vrarë, del e vërtetuar pa asnjë mëdyshje të vogël prej të gjitha provave të siguruara dhe të analizuara në këtë rigjykim të çështjes së vrasjes së Azem Hajdarit, rigjykim i cili u bë i mundur me ndihmën dhe kontributin e madh të ish badigardit të Sali Berishës, dëshmitarit më të rëndësishëm të kësaj ngjarje, Izet Haxhia, të cilin pikërisht për këtë shkak, domethënë për t’a paralizuar nga dëshmitë për këtë të vërtetë, Sali Berisha e eleminoi me dënimin e padrejtë prej 25 vjet burg, sikurse eleminoi fizikisht Ish sekretaren e tij, po dëshmitare e rëndësishme Linda Ihsani etj.
Në rigjykimin e çështjes së Izet Haxhisë, sa theksuam më lartë, dalin të provuara katërcipërisht dhe tashmë Gjykata e di shumë mirë që kjo e vërtetë që ndodhet brenda dosjes së rigjykimit, nuk ka asnjë gjë të vërtetë me dosjen e viteve 1998-2000. Prej kësaj dosje të sotme del qartë që kemi të bëjmë me një vrasje politike të Azem Hajdarit dhe vrasësi i tij është Sali Berisha.
Por kjo vrasje, ndryshe nga thuajse të gjitha vrasjet politike të bëra në botë, të cilat kanë patur si ekzekutor pjesmarrësin e grupit kriminal, në rastin e Azem Hajdarit ekzekutori është Fatmir Haklaj, i cili nuk ka patur asnjë lidhje me bandën kriminale të Sali Berishës, por në kapërxim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, vrau “gjahun” që i nxorri të armatosur Sali Berisha.