Sali Berisha duket shumë i lënduar nga dëbimi që i bëri kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga kjo forcë politike.
Ai ka shpërndarë në rrjetin social Facebook një video me zemër të thyer dhe me një mesazh:
“Pabesia njerëzore thyen çdo normë dhe çdo moral”, shkruhet mbi videon e përcjellë nga Berisha.
Dëbimi i Berishës nga PD erdhi pas shpalljes së tij “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për minim të demokracisë dhe korrupsion për favorizimin e familjarëve dhe aleatëve.