Berisha ka deklaruar në seancën e sotme plenare se është deputet i grupit parlamentar të PD. Pavarësisht se Lulzim Basha deklaroi 3 ditë më parë përjashtimin e tij, ish-lideri demokrat vijon të mendoj se ky vendim ishte nul.
Tashmë administrata e Kuvendit do të verifikojë deklarimet me krerët e grupeve parlamentare ku për rastin e Berishës, do të jetë Alfred Rushaj, i cili edhe “de jure” do ta shpallë non grata.
Ndërsa në shkresat që PD ka depozituar në Kuvend, Sali Berisha nuk figuron në përbërjen e grupit të PD. Burime nga Kuvendi konfirmojnë se Berisha është vetdeklaruar si anëtar i grup të PD.
Partia Demokratike ka regjistruar 44 deputetë si pjesë e Grupit të saj Parlamentar, duke e lënë jashtë zyrtarisht ish-kryeministrin Sali Berisha, pas shpalljes non grata nga DASH.