Seanca e sotme plenare në Kuvend është shoqëruar me debate.
Kreu i grupit Parlamentare të PS, Taulant Balla ka kërkuar që ditën e sotme të votohen vetëm kryesuesit e Komisioneve të Përhershme Parlamentare dhe jo anëtarët.
Por kjo kërkesë e Ballës ka sjellë reagimin e kreut të PD, Lulzim Bashës.
“Mos bëj dërr-dërr, po mbylle si procedurë aty,” është shprehur Basha i revoltuar.
Basha ka kritikuar edhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla duke i thënë se ka shkelur rregulloren që ditën e parë duke “marrë urdhra” nga Balla.
Balla: Une do ju kerkoj emocionet t’i leme jashte kesaj salle.
Basha: Mos bej dër dër.
Balla: Nuk kam emocione fare, etika dhe rregullorja duhet te zbatohet.
Balla: Zonja kryetare, propozimi është konkret dhe është në një linjë me propozimin e PD dhe të Vasilit. Sot është e domosdoshme caktimi i byrosë dhe i komisioneve. Jam i bindur që edhe kolegët e LSI që çështjen e pikës 5 të rendit të ditës për caktimin e përbërjes së komisionit të përhershme ta votojmë seancën që vjen. Kaq kisha unë.
Basha: E ke nisur ketë seancë duke shkelur rregulloren. Ke miratuar rendin e ditës dhe merr urdhra si ushtare nga dikush që nuk duhet të ishte në këtë sallë trup të të vijë.
Nikolla: Unë jam deputetë e Shqipërisë.
Basha: Ti je manikine që merr urdhra nga dikush që duhet të ishte në burg.
Nikolla: Qetësuohu të lutem, etikën e deputetit.
Basha: Me cfarë pushtet i ndryshon rendin e ditës ti? Ca kujton se është këtu?
Nikolla: Me pushtetin e votës.
Basha: Turp të të vijë, e rrënon që ditën e para parlamentarizimin, por kështu është kur vendos një njeri si ty.