Në prag të nisjes së seancës së Kuvendit ku do të prezantohet dhe programi qeverisës nga kryeministri Edi Rama, mësohet se opozita do të jetë e përfaqësuar me tre grupe parlamentare,
PD ka vendosur të ndihmojë PDIU duke i dhënë 4 deputetë për krijimin e grupit parlamentar dhe aleatët tradicionalë PA, LZHK dhe PR dhe PBDNJ.
Ajo që bie në sy, është që demokratët nuk kanë ndihmuar LSI për formimin e një grupi parlamentar e cila gjithashtu ka 4 deputetë dhe i nevojiteshin dhe 3 të tjerë.
Mësohet se grupet opozitare në parlament do të jenë
1. Grupi i Partisë Demokratike të Shqipërisë
2. Grupi i Aleancës për Ndryshim
3. Grupi per Demokraci dhe Integrim
Në grupin Aleanca për Ndryshim do të marrin pjesë deputetët Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Agron Duka, Vangjel Dule, Lindita Metaliaj, Elda Hoti dhe Eralda Tase.