Ambasadorja Yuri Kim ka mbërritur vetëm pak momente më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK.
Nuk dihet ende arsyeja e vizitës së ambasadores Kim, por kujtojmë se pas Prokurorisë së Përgjithshme edhe SPAK-ut i është dorëzuar kërkesa nga Presidenti Meta, i cili përpara se të hedhë firmën për dekretim kërkon nga Prokuroria të dijë nëse për ndonjërin prej tyre ka procese hetimore apo penale që janë nisur apo mund të jenë në fazë vlerësimi.
Sapo dokumetat të jenë gati prokuroria e përgjithshme do t’i përgjigjet kërkesës së Presidentit. Ndërkohë, drejtuesi i SPAK, Arben Kraja u shpreh më herët se e njëjta kërkesë i është përcjellë edhe SPAK dhe se kërkesa po shqyrtohet me përparësi.
Mësohet se diplomatja amerikane është takuar dhe me drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.