Evi Kokalari, aktiviste që jeton në SHBA thotë se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka rënë në grackë dhe kjo e ka çuar në vendimin për të përjashtuar Sali Berishën.
Sipas Kokalarit, kreut të PD mund t’i jetë premtuar që emri i tij të hiqet nga lista e zezë që Departamenti Amerikan i Shtetit ka për politikanët shqiptarë.
Aktivistja aludoi se Basha mund të jetë futur në listën e personave “non grata” njëkohësisht me Berishës duke shtuar se kreu i PD ka disa vite që nuk shkon në SHBA.
“Ka rënë në grackë. Diku ka rënë në grackë dhe kjo ka bërë që të përjashtojë Berishën”, tha znj. Kokalari.
Tek Basha, ajo tha se ka parë paaftësi për ta çuar PD djathtas dhe këtë ajo e lidhi me faktin që nuk ka ndërtuar vetë një karrierë politike por i është dhënë.