Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka mbërritur sot në Rinas. Mësohet se zyrtarja e lartë gjermane u prit nga ministrja e Punëve të Jasthme, Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.
Takimi me Ramen
Në kuadër të vizitës së saj, ku do të takohet edhe me liderët e Ballkanit, Kancelarja Merkel do të nisë turin e kësaj vizite në orën 10:20.
I pari me të cilin do të takohet kancelarja do të jetë kryeministri Edi Rama, ndërsa pritja do të nisë në Pallatin e Brigadave dhe do të përmbyllet me një konferenca të përbashkët mes Ramës dhe Merkel.
Kancelarja ka zgjedhur pikërisht vendin tonë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të ‘Procesit të Berlinit’. Mësohet se ky takim në Tiranë është edhe një tentativë e fundit që Merkel t’i japë një shtytje partisë së saj, Unionit Kristian-Demokratik (CDU), në zgjedhjet që pritet të mbahen më 26 shtator. Kjo është hera e dytë që Merkel vjen në Tiranë.
Programi i vizitës së Kacelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel
10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave
10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave
11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave
11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.
11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park
12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.
14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park
BLLOKIMI I RRUGEVE
Policia e Shtetit njofton dje masat e marra për ditën e sotme, gjatë vizitës së Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, në Tiranë.
Policia bëri me dije se do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave, sot nga ora 09:00 deri në orën 13:00.
Uniformat blu iu bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjen në këto segmente rrugore, me qëllim moskrijimin e mbingarkesës në trafik.