Takimi i zhvilluar ‘kokë më kokë’ sapo ka përfunduar mes kancelares gjermane, Angela Merkel, kryeministrit Edi Rama dhe deligacionet.
Në orën 14:35 pritet që Merkel dhe Rama të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ndërsa pas takimit me Ramën, Merkel do të mbledhë edhe krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.
Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me krerët e Qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
Vizita e Merkel-it në Tiranë vjen në kuadër të ‘Procesit të Berlinit’.