Gazetarët nga Kosova janë ankuar për faktin se nuk morën fjalën gjatë kohës së zhvillimit të konferecës për shtyp me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Pas disa pyetjeve, moderatorja ndërhyri duke lajmëruar edhe mbylljen e konferencës pa ua dhënë fjalën asnjë herë gazetarëve që kishin ardhur nga Kosova për të marrë pjesë në konferencë. Menjëherë ata kanë reaguar duke iu adresuar kreut të qeverisë për padrejtësi, ndërsa Rama u shfajësua duke përdorur axhendën e ngarkuar të kancelares Merkel.
Moderatorja: Për shkak të axhendës duhet ta mbyllim.
Gazetarët: Mediat e Kosovës…Zoti Rama, jemi dhe ne këtu.
Edi Rama: Me mua po por zonja Merkel nuk iu ka asnjë borxh.
Gazetarët: Mediat e Kosovës…asnjë nga ne se le…në fakt e patën për zonjën Merkel.