Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët për mediat, me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ndër të tjera ka folur edhe në lidhje me nisëm “Ballkani i Hapur”, si dhe për procesin e Berlinit.
I pyetur nga gazetarët se cilat janë objektivat për “Procesin e Berlini”, Rama tha se “Kjo është shumë e thjeshtë. Gjashtë vendet të nënshkruajnë marrëveshjet për tregun e përbashkët rajonal. Ky është një proces i ngatërruar, shpesh një vend ose një tjetër bëhen shkak për ngecje.
Procesi ka lirinë në Bashkimin Evropian për njerëzit, mallrat, etj dhe pika tjetër investimet. Kjo ka qenë pengesë. Serbia nuk pranonte lëvizjen e lirë të njerëzve“.
Më tej, duke i ndalur tek nisma “Open Ballkan”, kreu i qeverisë i ka drejtuar edhe një mesazh edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vet, por rri e bën teori konsipirative për “Open Ballkan”.
Traseja është e shtruar, Procesi i Berlinit do vazhdojë. Dhe “Open Ballkan” është vetëm një nismë për të përshpejtuar, nuk ka asnjë kontraditë mes tyre”-deklaroi Rama.