Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dalë hapur kundër “Open Balkan” teksa është shprehur se është detyrë e çdo shqiptari për të ushtruar preson Serbisë.
Albini mendon se meqë rastësisht u bë ai kryeministër çeshtja e njohjes se Kosovës zgjidhet duke bërë presion kundër çdo marveshje ballkanike pavarsisht se Kosova si gjysëm shteti që është, sepse nuk njihet nga OKB nuk ka luksin e zgjedhjes së rrugëve të kërcënimit dhe bojkotit. Kancelarja Merkel edhe sot deklaroi se është ajo iniciatorja dhe ideatorja e “Ballkan Open” që në forumin për Ballkanin në Berlin
Ndërkohë kujtojmë se Rama sot në konferencën e përbashkët me Merkel është shprehur se Kosova është duke krijuar teori konspiracioni për nismën “Open Balkan”, teksa në daljen e tij mediatike Kurti është shprehur se nuk e ka idenë për çfarë teorie konspiracioni.
Unë nuk e di për çfarë teorie konspiracioni flitet. *Gazetari i kthehet: S’ma dha radhën. Procesi i Berlinit është i nevojshëm por edhe i mjaftueshëm. Ballkani është së paku 12 shtete.
Gjatë takimit unë falenderova Merkel për rolin dhe mbështetjen e saj. Merkel nuk më kërkoi që Kosova të përfshihet në Open Balkan. Ne nuk e konsiderojmë në interes të Kosovës të bëhemi bashkë në këtë nismë. Perëndimori ka Procesin e Berlinit. Inciativat e mira nuk besojmë që të jenë pa BE brenda. Dallimi mes tyre është që tek e dyta nuk e kemi Bashkimin Europian. Kosova është shtet i pavarur dhe të pozicionohemi për njohjen e saj nga Serbia. Dhe jo të shprehim mirëkuptim për mosnjohje. Është detyrë e çdo shqiptari se ku duhet të jetë trysnia e ndërkombëtarëve. Mbi Serbinë dhe jo mbi Kosovë- u shpreh Albini
Këto broçkulla alla Albi nuk mund të vendosin kurrë njohjen e Kosovës nga 70 vende antare të OKB-së dhe politika të tilla nuk janë në dëmë të Serbisë por të Kosovës. Albin Kurtit duhet të bindet se ai shteti që përfaqson nuk kanë asnjë ndikim në Ballkan, nëse vazhdojnë me politika absurde dhe teorit konspirative të Serbisë së madhe . Teorit e tij vetë Sali Berisha i përkrah në Shqipëri i cili deklaron armik Lulin e tij që i beri gjemën se përse nu e kundërshton “Open Ballkanin”. Kjo tregon se albin Kurti nuk e ka kuptuar zonjën Merkel se ose nuk di shqip ose përkthen vetë shqip-shqip
Ja deklarata e zonjës Merkel duke mbështetur fuqishëm nismën “Ballkani i hapur” dhe duke e cilësuar një bashkëpunim që fuqizon Procesin e Berlinit të iniciuar nga ajo vetë.
Do të duhej që të ishim të përfshirë dhe të vijonim me bashkëpunimin rajonal. Ishte bisedë produktiv. Do të zhvillojë një takim bilateral me të tjerat. Ishin biseda të mira dhe konstruktive. Unë jam e bindur që BE, apo Gjermania ka një interes të vetin në anëtarësimin e këtyre vendeve, por është diçka krejt tjetër procesi i bashkëpunimit në nivel rajonal. Nëse takoheni është e drejta juaj. Këtë e përshëndes shprehimisht. Zemra ime rreh për këtë rajon.
Fatkeqësi e madhe për Kosovën që ka rënë në dorë të një Saliu të vogël që në vend të gjente rrugë për lehtësira dhe liri më të madhe për qytetarët e tij po i fut nga vatha e izoluar nga gjithë Europa në stallën e mbyllur brënda Ballkanit. /Ekskluzive.al