Ilir Meta ka dekretuar ministrat e rinj të qeverisë “Rama 3” mbrëmjen së martës. Më herët, ai kërkoi informacione nga Prokuroria e Përgjithshme në lidhje me ministrat e rinj, për të cilët mori përgjigje se ndaj asnjërit nuk ka proces të hapur.
Ministrat e dekretuar nga Meta
Zoti Edi Rama- Kryeministër;
Zoti Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;
Zonja Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Zoti Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;
Zoti Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;
Zonja Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
Zonja Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Zonja Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;
Zoti Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;
Zonja Elva Margariti – Ministër i Kulturës;
Zonja Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Zonja Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
Zonja Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
Zonja Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
Zonja Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
Zonja Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;
Zonja Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.