Sali Berisha ka treguar dhe bisedat që ka bërë me kompaninë e huaj që ishte punësuar për fitoren e PD-së. Një vit e gjysmë para zgjedhjeve, ai i ka thënë që Lulzim Basha është një lider i thyer duke i listuar një sërë të gabimeve të tij.
“Kompanisë së huaj që punonte për fitoren tonë dhe kanë bërë një punë shumë të madhe, i kam thënë një vit e gjysmë para, “zotërinj meqë po më pyesni, ju tregova çdo gjë, po ju them dhe të fundit, zotëria është lider i thyer”, ata menjëherë u tërhoqën, çfarë është kjo thanë. E ka thyer veten i thashë sepse në 2017 kur bëri listat nxori eksponentët kryesorë të PD-së, i ekzekutoi politikisht me pritë pa u thënë asnjë fjalë.
E morën vesh nga radiot se nuk janë në lista. Më keq se kjo, u bë një marrëveshje, dola unë dhe përpiqesha sa më shumë të shpjegoja marrëveshjen, ju të gjithë dyshuat tek marrëveshja dhe kishit të drejtë. Por tani ishim në betejë ne, pas javës së parë fillon Edi Rama, “Luli është djalë i mirë, unë qeveris me të”. Filluan të dy djalli me zile, Ilir Metës më falni për shprehjen, i vranë barkun e bërë me 21 deputetë sepse doli i vetmi opozitar. Pyeteshin shqiptarët, kush është opozitar? Ilir Meta, ne figuronim me aleatët e Edi Ramës.
I them i ke futur një thikë të gjithë militantëve tanë, përqindja më e madhe atë ditë nuk të vijnë në votime, i thashë sepse ata po e shohin që t’i bëre aleancë me Edi Ramën në distancë. Zbritën në rezultatin më të dobët të historisë së PD-së, më dobët se ’97-a. U përpoqa të ngjitej si lider, 4 muaj para zgjedhjeve i them zotërinjëve që ky nuk është ngjitur, ktheheni të gjithë tek unë që të lartësojmë partinë dhe të ecim.
Nuk i fitojmë zgjedhjen me të, zotërinjtë e kishin kontratë që duhet ta lartësojnë dhe ai bëri fushatë presidenciale dhe nuk paraqiti një kandidat kundër, nuk paraqiste dot një koordinator, nuk paraqiste një njeri, vetëm në një kamionçinë dilte me 90% besim tek zgjedhësit”, është shprehur Berisha.