Ambasadorja Yuri Kim ka komentuar shpalljen ‘Non Grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Teksa u pyet nëse do të ketë një hetim nga autoritetet shqiptare, Kim tha se kur këto vendime të bujshme certifikohen nga Sekretari i Shtetit dhe shpallen nga Sekretari i Shtetit, ato janë shumë të dukshme dhe do të ishte me vend që autoritetet vendase të shikonin masat.
Pjesë nga intervista
Zëri i Amerikës: Sanksionet e qeverisë amerikane ndaj zyrtarëve apo ish zyrtarëve të lartë, janë zgjedhur si një instrument për të luftuar korrupsionin në një vend të caktuar. Megjithatë, a rrezikohet që efikasiteti i një mase të tillë të minohet nëse vetë autoritetet lokale të drejtësisë, nuk e ndjekin më pas, nuk e shoqërojnë me ndonjë hetim?
Ambasadorja Kim: Pavarësisht nëse këto vendime janë për në Shqipëri apo ndokund tjetër në botë, siç e thashë më herët, në momentin që këto vendime çertifikohen nga Sekretari i Shtetit dhe shpallen nga Sekretari i Shtetit, ato janë shumë të dukshme dhe do të ishte me vend që autoritetet vendase të shikonin masat.