Gazetari i njohur Artan Hoxha ka bërë një reagim ditën e djeshme pak para fillimit të takimit të Sali Berishës me demokratët. Hoxha me anë të një fotoje ka lënë të nënkuptohet se po qëndron në hotelin ku do mbahej takimi i Berishës.
“Nuk shtyhet per qamet, te duket minuti sa nje vit…
Mbaroi birra belge megjithe naços, filloi kafe turke per te mbledhur zemren nga emocionet, “naçot” e mbushen plot Rogner-in, por Marshalli akoma nuk po duket….
Ne presim Lulin te filloje “luften” per te rrezuar Ramen, ketej fillon “revolucioni” per te rrezuar Lulin…”, shkruan Hoxha.
Një komentues e ka pyetur se çfarë do aty afër vendit ku do zhvillohej takimi i Berishës.
“Po shikoj kush do jete ne takim nga ata te 1997-es, te 13 dhe 14 shtatori i 1998-es, ata te 21-janarit 2011-es. Edhe pse i kane lyer thinjat me boje i njoh mire ata “qafira”, se ju ishit akoma te vegjel nuk i mbani mend”, i është përgjigjur Hoxha.