Qeveria ‘Rama 3’ pasi mori sot në orët e para të mëngjesit votëbesimin nga Kuvendi, do të betohet tek Presidenti Ilir Meta.
Bëhet e ditur se kabineti qeveritar do të betohet ditën e nesërme tek Presidenti.
Betimi do të bëhet gjatë ditës së nesërme, pasi sot presidenti Meta e ka axhendën e programuar, pasi do të jetë në një vizitë pune në qytetin e Korçës.
Në një seancë maratonë që nisi ditën e djeshme në orën 10:00 të mëngjesit dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ligjvënësit votuan me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim qeverinë dhe programin e socialistëve për katër vitet e ardhshme.
Seanca u shoqërua me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Kreu i PD Lulzim Basha dhe deputetët e PD kanë refuzuar të flasin pa praninë e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, duke krijuar dhe tensione, dhe duke ndërprerë disa herë seancën.