Takimi mes kryeministrit grek Alexis Tsipras dhe homologut maqedonas, Zoran Zaev, ka zgjatur 3 orë. Në përfundim të takimit, kryeministrat kanë vënë theksin në gjetjen e një zgjidhje të përbashkët, duke shtuar se është e domosdoshme të tejkalohet irrendetizmi.
Zaev e siguroi homologun grek se Maqedonia do të bëjë gjithçka për të tejkaluar këtë kontest, madje duke shprehur vullnet për të ndryshuar emrin e aeroportit dhe autostradës, të cilat mbajnë emrin Aleksandri i Madh.
Zaev ka deklaruar se zgjidhja e kontestit shumëvjeçar është në interes të të dyja vendeve dhe mbarë rajonit dhe se të dyja vendet janë në rrugë të mirë për të përmirësuar marrëdhëniet ndër fqinjësore.
Emri i ri që do të mbajë aeroporti dhe autostrada ndërkombëtare në Maqedoni do të jetë “Miqësia”.