Ilir Meta në një prononcim për media nga Korça, pas ceremonisë së dekorimit të disa ish-të përndjekurve politik, u pyet në lidhje aktualitetin politik dhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në politikën e brendshme.
Meta teksa iu shmang pyetjes mbi ndërhyrjet e ambasadores Kim në arenën e brendshme politike, u shpreh se sovraniteti është vullneti i respektimit të qytetarëve.
Ai theksoi se duhen përmbushur të gjitha detyrimet ndaj NATOS dhe Bashkimit Europian, të cilat sipas tij janë të sanksionuar në Kushtetutën e republikës së Shqipërisë.
“Sovraniteti është respektimi i vullnetit të qytetarëve. Sovranitetin e mbron vetë sovrani, qytetari që nuk shet votën, kur nuk e trgton në këmbim të gjërave të momentit. Përsa i përket sovranitetit, pa asnjë diskutim, fjala kyç për dekadad që vijnë për Shqipërinë është pikërisht sovranitet.
Që do të thotë duhen përmbushur detyrimet ndaj NATO-s, ku jemi anëtarë prej kohësh dhe Bashkimit Europian, ku duam të anëtarësohemi. Gjithë detyrimet tona në raport me këto institucione dhe organizata i kemi përcaktuar në Kushtetutën e Shqipërisë.Unë besoj se është e rëndësishme që t’i kthejmë sovranitetin qytetarëve.
Ata të mos injorohen më, ata të mos përjashtohen më, ata të mos vendosen përpara faktit të kryer, ata mos të jenë më viktimë e arbitraritetit dhe e kulisave të elitave të cilat kanë kërkuar dhe kërkojnë ta nxjerrin këtë sistem jashtë kontrollit të qytetarëve. Është bërë një hap me 25 prillin por hapa më të mëdhenj pritet dhe pa asnjë diskutim do të ndodhin në të ardhmen”, tha Meta.
Që pas shpërthimit kundër ambasadores Yuri Kim para zgjedhjeve të 25 prillit, kur deklaroi madje se është gati që të vritet nga amerikanët tek Mali me Gropa, Ilir Meta është bërë si “pulë” dhe nuk e përmend më ambasadoren amerikane.
Kjo, sidomos pas vendimit të SHBA për shpalljen “non grata” të Sali Berishës.
Ilir Meta është zbutur jo vetëm me ambasadoren, por edhe me Edi Ramën, të cilin e dekretoi menjëherë kryeministër, edhe pse betohej për të kundërtën para 25 prillit.
Madje arriti deri aty, sa deklaroi sot se demokracia pas 25 prillit, është më normale se para 25 prillit.