Portali i familjes Berisha thotë se Rama është trembur nga takimi i Sali Berishës në Rogner dhe për këtë arsye ka vendosur të ndalojë tubimet.
“Vetëm një ditë pasi lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha nisi aksionin për reformimin e së djathtës, kryeministri Edi Rama vendosi ti vijë në ndihmë kreut të PD-së Lulzim Basha, në kuadër të ofertës për bashkëpunim.
Me një vendim të botuar së fundmi në Fletoren Zyrtare që mban firmën e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Qeveria ka vendosur që të ndalojë tubimet deri në datën 20 shtator, duke tentuar në këtë formë që të pengojë takimet e Sali Berishës me mbështetësit e PD”, shkruan ky portal.
Ndërsa drejtuesi i saj Çim Peka, në një debat me Agron Gjekmarkajn, ka thënë se SHBA ka kaluar “vijën e kuqe” me rastin e Berishës.
Çim Peka: Nëse ju jeni të bindur se PD do kishte votuar kundër përjashtimit të Berishës, pse e morët këtë vendim? Me këtë gjë që thua, po josh militantët.
Agron Gjekmarkaj: Mua më shumë më lidh historia me Sali Berishën. Nuk kishte shteg tjetër.
Çim Peka: Si mundet një opozitë, që të marrë vendim për përjashtimin e një deputeti, kur nesër kjo ambasadë e shpall non grata edhe kryetarin e partisë, sepse ambasada është me Ramën, si mundet që ambasada të imponojë çfarë bëhet, atëherë opozitës i ikin gjithë ata persona që i shpallen non grata. E keni kthyer PD-në në parti ambasadash.
Agron Gjekmarkaj: Sigurisht që edhe SHBA mund të gabojë, unë mendoj se SHBA kanë gabuar edhe me Berishën. SHBA insiston se nuk kanë bërë gabim e nuk lanë shteg. Shqipëria e ka dorëzuar sovranitetin nga viti në vit nga 1991.
Çim Peka: Përfshirja në politikë të brendshme është vijë e kuqe për këdo. Ju nuk mund t’ia kërkonit dokumentet zonjës Kim? Kush është më e madhe në parti, anëtarësia apo kryetari?