Analisti Eduard Zaloshnja shprehet se me veprimet e tija Sali Berisha po synon që të largojë nga partia Lulzim Bashën dhe ta marrë vet në dorë drejtimin e PD-së.
Gjithashtu, Zaloshnja tha për Euronews, se qëllimi final i Berishës është që t’i japë mesazhin ambasadës së SHBA dhe DASH se ai është një personalitet shumë i rëndësishëm për politikën shqiptare.
“Nëse arrin të dalë në krye të PD, ai kërkon t’i vërë para faktit të kryer se është udhëheqësi i Partisë Demokratike”, u shpreh ai.
Z. Zaloshnja citoi ambasadoren amerikane, e cila një ditë më parë, referuar çështjes Berisha tha se për çdo vend që janë bërë akuza kaq të forta për një udhëheqës politik është e drejtë që organet kompetente të vihen në lëvizje. Kjo sipas tij, është një thirrje për SPAK.
“Nëse SPAK nuk vihet në lëvizje për Berishën, atëherë si do të rimarrë partinë”, tha ai.