Në Tiranë, Kuvendi miratoi sot në orët e para të ditës programin e punës dhe përbërjen e qeverisë së re të Partisë Socialiste, e cila fitoi zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit për një mandat të tretë qeverisës.
Në fund të seancës, pas afro 20 orë diskutime, programi qeverisës u miratua me 77 vota pro, 52 kundër dhe 1 abstenim.
Nga 16 anëtarë të qeverisë së re,12 janë gra, që do të drejtojnë në diplomaci, ekonomi, energji, arsim, shëndetësi, mjedis, bujqësi e kulturë.
Kombet e Bashkuara kanë përshëndetur formimin e qeverisë së re dhe shkruajnë se votimi i sotëm parlamentar konfirmoi qeverinë me numrin më të madh të grave, me 70% në botë.
REAGIMI
Votimi i sotëm parlamentar konfirmoi qeverinë me numrin më të madh të grave, me 70%.
@AlbGov
Me Udhëheqjen e grave dhe pjesëmarrjen e plotë në vendimmarrje është në zemër të përshpejtuar përpjekjet për t’i dhënë fund diskriminimit me bazë gjinore dhe arritjen # SDG5 në #Albania .