Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte një takim kokë më kokë me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. Pas mbledhje, kryetarja e Kuvendit e ka falenderuar ambasadoren për urimet dhe mbështetjen si dhe e siguroi për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit me Kuvendin e Shqipërisë.
“Partneriteti strategjik me SHBA është një gurë themeli i politikës së jashtme të Shqipërisë. Ne vlerësojmë shumë ndihmën e SHBA, veçanërisht për avancimin e reformës në drejtësi, të procesit të vetting-ut dhe kryerjen e reformës zgjedhore dhe të reformave të tjera në rrugën e anëtarësimit ne BE.
Ne do të rrisim përkushtimin e përgjegjësinë për të justifikuar besimin që na dhanë qytetarët në mandatin e tretë. Unë do të kontriboj që të sjell një qasje të re në komunikim dhe veprimtarinë parlamentare, duke pasur si yll të karvanit që më udhëheq ne punën time interesat e vendit dhe jo përkatësinë time politike”, nënvizoi Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Ndërkohë ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas takimit në Kuvend me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.
“Kënaqësi të uroj Lindita Nikollën pas zgjedhjes si kryetare e Kuvendit. si Kryetar. Më vjen mirë të shoh Parlamentin përsëri me forcë të plotë, me opozitën të pranishme dhe duke folur hapur.
Respektimi i diversitetit të pikëpamjeve, debati civil dhe bashkëpunimi aty ku është e mundur janë thelbësore për demokracinë dhe llogaridhënien para votuesve”, shkruan Yuri Kim.