Fabian O’Neill është një emër shumë i njohur për ata që kanë parë futbollin italian në vitet 90.Futbollisti nga Uruguaji zbarkoi në Itali duke luajtur fillimisht te Cagliari.
Në Sardenjë, O’Neill spikat dhe Juventus e blen atë. Në klubin bardhezi ai luan pak sepse në skuadër janë Del Piero dhe Zidane dhe ky ishte fundi i karrierës së tij.
Sot, megjithatë, O’Neill është përsëri i popullarizuar sepse në një intervistë ai zbuloi se kishte harxhuar 14 milionë dollarë në vetëm disa vjet mes alkolit, femrave dhe basteve. Tani jeta e tij ka rifilluar nga një bar në Montevideo.
“Unë vij këtu në mëngjes dhe ndihmoj Xhenet që është pronarja e lokalit. Njerëzit nuk habiten kur më shohin këtu, sepse ata tashmë më njohin.
Agjenti im Paco Casal më bëri të fitoj shumë para, nuk kisha nevojë për psikolog në atë kohë sepse ishte e pamundur të më ndihmoje.”
Në intervistën dhënë për ‘La Nueva Lata’, ish-mesfushori foli për problemet e tij me alkoolin dhe tha se ai nuk vë më baste sot sepse nuk ka më para.
“Situata nuk është përmirësuar. Problemet e mia, të cilat kanë vazhduar ndër vite, mbeten. Para së gjithash, unë kisha probleme me alkoolin, pas një operacioni të fshikëzës që pata bërë gjashtë muaj më parë, nuk duhet të kisha prekur një gotë për tre vjet, por durova vetëm një muaj.”
Duke shpërdoruar një trashëgimi të madhe, duket se nuk i jep shumë keqardhje ish- futbollistit të Cagliarit, i cili mendon për fëmijët e tij:
“Nuk më shqetëson të jem i varfër. Mua më mjafton të kem diçka që fëmijët e mi të ndihen mirë dhe të mbaj diçka për veten time, që të mund të ushqehem”.