Bledar Selmanaj, i akuzuar për vrasjen e Xhuliano Bullarit, ka tentuar vetëvrasjen në burg. Selmanaj është nën masën arrest në burg, në burgun e Peqinit.
Mësohet se Selmanaj është shpëtuar nga gardianët e burgut dhe tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihen ende arsye pse Selmanaj ka ndërmarrë aktin e rëndë.
Xhuljano Bullari u vra në datën 20 Gusht në Vlorë. AI u gjet i vrarë brenda një makine në aksin Vlorë-Babicë.